23/12 22:18
OBSH ka njoftuar së fundmi se në Afrikë vdekjet si pasojë e Covid-18 janë rritur në 40 për qind në javën e fundit.
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Ghebreyesus në një fjalim të mbajtur tha se në kontinent nuk ka mjaftueshëm vaksina dhe pajisje për mbrojtjen personale kundër koronavirusit.
“Mangësia në fjalë nxit pandeminë”, nënvizoi Ghebreyesus duke shtuar se në javën e fundit në Afrikë numri i rasteve dhe i vdekjeve nga COVID-19 janë rritur 40 për qind.
“Afrika aktualisht ndodhet përballë një pandemie të rëndë”, tha më tej Ghebreyesus.
Numri i rasteve me COVID-19 në Afrikë ka tejkaluar 5 milionë e 273 mijë ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar mbi 138 mijë.
Top Channel