Motra e fuqishme e liderit koreano-verior Kim Yong Un e minimizoi perspektivën e rinisjes së bisedimeve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se pritshmëritë “do t`i zhysnin ato në një zhgënjim akoma edhe më të madh”.
Kim Yo Jong e lëshoi deklaratën pasi këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan e cilësoi si një “sinjal interesant” deklaratën e fundit të Koresë së Veriut që shprehej e gatshme si për dialog, ashtu edhe për përballje, ndonëse më shumë ishte për të dytën. “Një proverb Korean thotë në një ëndërr, ajo që ka më shumë rëndësi është ta kuptosh, jo ta shohësh.
Duket se Shtetet e Bashkuara mund ta interpretojnë situatën në një mënyrë të tillë që të kërkojnë rehatinë për veten”, tha Kim Yo Jong said, duke shtuar se këto pritshmëri, pala tjetër ka zgjedhur t`i ushqejë në mënyrën e gabuar. Deklarata e saj erdhi në kohën kur zyrtari i lartë amerikane për çështjet koreano-veriore, Sung Kim, është duke vizituar Seulin. Ai tha se shpreson të shohë një reagim pozitiv nga Veriu shumë shpejt mbi ofertën amerikane për bisedime, por e bëri të qartë se sanksionet ndaj vendit komunist, do të mbeten në fuqi.
Top Channel