Kryemadhi çoi në Kuvend Petrit Vasilin me 361 vota! Kandidatja e LSI: Ky rezultat më angazhon të reflektoj…

22/06/2021 11:30

Ditën e djeshme, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pranoi të marrë mandatin në qarkun e Fierit, duke ‘djegur’ kështu Kejdi Mehmetajn, e cila ishte e dyta në listën e Fierit.

Kryemadhi i dha mundësinë të futet në Kuvend Petrit Vasilit, i cili ishte në listën e Tiranës dhe mori vetëm 361 vota gjithsej.

Kejdi Mehemetaj, në një lidhje live në ‘Breaking’, Top News, tha se këtë lajm e ka marrë nga vetë Kryemadhi dhe pavarësisht këtij vendimi ajo u shpreh se ky rezultat do ta bëj atë të reflektojë dhe se nuk do të zbehet angazhimi që ajo ka me LSI.

“Lajmin e kam marrë nga vetë Kryemadhi, kam biseduar me të. Kryemadhi ka dashur vetë qysh para dy vitesh të jetë deputete e Fierit. Në LSI kemi filluar të bëjmë analiza mbi metodologjinë në procesin e reflektimit Brenda LSI. Ne nuk e kemi pare garën e brendshme të LSI e cila mund të na vërë në presion me njëri-tjetrin. Monika Kryemadhi është deputetja më e votuar në qarkun e Fierit, votuesit e LSI kanë votuar për të patur 2 deputetë në Tiranë dhe një në Fier. Unë nuk e kam pare angazhimin tim të lidhur me postet që unë mbajë. Ky rezultat më angazhon të reflektoj, nuk zbehet angazhimi në LSI, pavarësisht çdo gjëje. Gjatë fushatës mendoj se duhet të ishim më agresiv, rezultati që unë prisja nuk doli, u shpreh Mehmetaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA