Kolumbi, tejkalon 100 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

22/06/2021 09:49

Në Kolumbi ka tejkaluar 100 mijë numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit.

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se me 648 vdekje në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 100.582.

Me 23.239 raste në 24 orët e fundit, numri i rasteve ka arritur në 3.968.405 ndërkohë me 18.786 të shëruar numri i të shëruarve ka shkuar në 3.685.947.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot është arritur shifra më e lartë e vdekjeve në një ditë.

Në mesin e rajoneve me të prekura nga pandemia janë kryeqyteti Bogota me 1.165.221 raste dhe rajoni Antioquia me 610.130 raste.

Numri i rasteve aktive ka arritur në 169.994 ndërsa kapaciteti i mbushur në njësitë e kujdesit intensiv ndryshon me 85-90 për qind.

Në kuadër të fushatës për vaksinimin masiv deri më tani 14.953.869 persona e kanë marrë dozën e parë të vaksinës ndërsa 4.781.769 të tjerë dozën e dytë.

Kolumbia, popullsia e së cilës është rreth 50 milionë renditet në vendin e 10-të me numrin më të lartë të rasteve në botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA