Hungaria ngre alarmin pas gjetjes së eksplozivit, Orban: Komplot ndaj tubacionit të gazit para zgjedhjeve
Më shumë se 600 milionë qytetarë të Kinës kanë marrë të paktën njërën nga doza kundër koronavirusit, ndërsa vendi tani ka arritur edhe pragun e 1 miliard vaksinimeve gjithsej, si asnjë shtet në botë.
Plani është që 40 për qind e 1,4 miliard banorëve të vaksinohen plotësisht para korrikut, dhe 70 për qind, brenda vitit.
Kina ka arritur një rekord vaksinimesh kundër Covidit-19, duke kryer mbi 1 miliard doza e duke u renditur para çdo shteti tjetër.
Rekordi u regjistrua të dielën, më pak se një muaj pasi vendi administroi 500 milionë doza.
Programi kombëtar i vaksinimit po ecën intensivisht, thonë autoritetet, me 10-20 milionë vaksinime të kryera në baza ditore.
Kina e nisi fushatën e imunizimit dhjetorin e kaluar dhe gjatë kësaj kohe ka përdorur dy vaksina kryesore: prodhimet e kompanisë farmaceutike “Sinopharm” që është pjesërisht shtetërore, dhe të firmës “Sinovac”.
Top Channel