Marina amerikane ka nisur një seri testimesh mbi aeroplanmbajtësen e saj më të re dhe më të avancuar. Provat bëhen përmes shpërthimesh të fuqishme për të përcaktuar nëse anija është gati për luftë.
I pari i testeve të njohura si Full Ship Shock Trials, ndodhi të premten me një shpërthim gjigant me 18,144-kilogramë ekzplosiv pranë USS Gerald R. Ford.
Instituti amerikan i Gjeologjisë tha se shpërthimi që u krye në oqeanin Atlantik pranë brigjeve të Floridës, dhe shkaktoi një tërmet të magnitudës 3.9.
Marina e SHBA-së zhvillon teste të tilla për anijet e saj me shpërthime të vërteta për të parë nëse i përmbushin kriteret për kushtet e vështira me të cilat mund të haset në betejë. Pas provave, luftanija dërgohet për riparim dhe i nënshtrohet proceseve të mirëmbajtjes.
Top Channel