Deri në 10,000 tifozë japonezë do të lejohen të jenë të pranishëm në lojërat olimpike Tokyo 2020, pavarësisht paralajmërimeve nga ekspertët e shëndetit.
Spektatorët nga jashtë shtetit janë të ndaluar, por organizatorët thanë se tifozët vendas mund të marrin pjesë, duke siguruar që turmat nuk do të kalojnë 50% të kapacitetit.
Tifozët nuk do të lejohen të bërtasin ose të flasin me zë të lartë, dhe duhet të mbajnë maska mbrojtëse gjatë gjithë kohës kur ndodhen në stadiume, raporton BBC.
Lojërat Olimpike janë planifikuar të fillojnë në 23 korrik.
Vendimi për të lejuar spektatorë vjen pavarësisht paralajmërimit të ekspertëve mjekësorë japonezë. Në një raport të tyre shkruhej se mbajtja e Lojërave Olimpike pa spektatorë është opsioni “më pak i rrezikshëm” dhe më i dëshirueshëm.
Por, presidenti i komitetit organizues Tokyo 2020 Seiko Hashimoto, tha se “ka kaq shumë raste, ku eventet sportive në vend dhe ndërkombëtarisht bëhen me spektatorë.
Delegatët dhe sponsorët do të klasifikohen si organizatorë, dhe për këtë arsye nuk do të përfshihen në kufirin e 10,000 shikuesve.
Nëse do të ketë një rritje të shpejtë të infektimeve me Covid-19 dhe ndikim në sistemet e kujdesit shëndetësor të Japonisë, do të konsiderojen kufizime të mëtejshme.
Top Channel