Monika Kryemadhi ne legjislaturën e re e do te ulet ne karrigen e deputetes si përfaqësuese e zgjedhësve te Fierit.

Monika Kryemadhi zgjedh ta beje deputet ne Tirane Petrit Vasilin.

Tirana dhe Fieri ishin dy qarqe ku kryetarja e LSI u shpall fituese jo për shkak të votave preferenciale, por atyre politike. Monika Kryemadhi kishte te drejte te zgjidhte njërin prej mandateve, por edhe pse ne Tirane ajo kishte marr 600 vota me shumë, kryetarja e LSI duket se u ndikua nga një tjetër llogari.

Heqja dore nga mandati i kryeqytetit i hapi rruge spostimit te listës dhe futjes ne Parlament te Petrit Vasilit, me 362 vota preferenciale dhe la jashtë Parlamentit Kejdi Mehmetaj, me 712 vota ne Fier. E kundërta do kishte ndodhur nëse Kryemadhi do te mbante mandatin e deputetes ne Tirane.

Lëvizja Socialiste per Integrim arriti te siguroje ne zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit vetëm 4 mandate deputeti nga 19 që arriti në zgjedhjet e shkuara, duke shkuar në nivelin e 2009.

Në shtator pragun e Parlamentit krahas Monika Kryemadhit dhe Petrit Vasilit pritet ta kalojnë edhe Agron Cela, si deputet i Shkodrës dhe Erisa Xhixho e Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA