Nga 10 viktima të përplasjes së 18 makinave pas tjetrës në një autostradë të Alabamës, 9 ishin fëmijë. Aksidenti i tmerrshëm, ku u përfshi dhe një traktor e një autobus, që transportonte vajza nga një qendër për të miturat e abuzuara e braktisura, duket ka qenë pasojë e atij që sherifi i kontesë Butler e përshkroi si “efekt domino” përplasjeje. Mjeti i parë shkaktar i aksidentit zinxhir, rrëshqiti në asfaltin e lagur, e të gjithë makinat u përplasën pas tij.
Ngjarja ndodhi në kohën kur mbi juglindjen e SHBA-së është përplasur stuhia tropikale Claudete. 29 vjeçari Cody Fox dhe vajza e tij 9 muajshe Ariana Fox, ndërruan jetë në vend pas goditjes dhe përmbysjes së makinës SUV me të cilën po udhëtonin.
8 fëmijët e tjerë që vdiqën në aksident ishin të moshave nga 4 deri në 17 vjeç dhe po udhëtonin me autobus. Kalimtarët e rasti u përpoqën t`i shpëtonin, por autobusi u përfshi nga flakët e tymi dhe ata nuk arritën sot t`i nxirrnin.
Bordi i Sigurisë së Transporti kombëtar dërgoi 10 ekspertë për të hetuar rrethanat e aksidentit tragjik, në bashkëpunim edhe me forcat lokale të rendit.
Top Channel