Goditet uzina e fshehtë bërthamore e Iranit: Incident i pashpjegueshëm!

21/06/2021 13:56

Për të parën herë që prej krijimit të tij, impianti bërthamor i Bushehrit në Iran është mbyllur përkohësisht për shkak të një “difekti të mistershëm teknik”. Organizata iraniane e energjisë atomike njoftoi se unzia është hequr tashmë nga rrjeti elektrike, e do të rilidhet “brenda disa ditëve të ardhshme”.

Një zyrtar nga kompania shtetërore e energjisë elektrike, Gholamali Rakhshanimehr, pohoi se mbyllja do të zgjasë “tre deri në katër ditë” dhe gjatë kësaj periudhe mund të ketë ndërprerje të energjisë. Që nga viti 2011 kur ka filluar funksionimin, kjo uzinë nuk ishte mbyllur asnjëherë.

Objekti është ndërtuar nga Rusia dhe reaktori prodhonte 1000 megavat energji.Kompanitë ruse dhe iraniane e filluan ndërtimin e dy reaktorëve më 2016 dhe përfundimi i tyre pritet të zgjaste 10 vjet.Termocentrali në Bushehr furnizohet me uranium të prodhuar në Rusi. Teherani e ka për detyrim që pajisjet e materialit të shpenzuar t’i kthejë përsëri në Rusi si një masë kundër përhapjes së materialeve të armëve bërthamore.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike e Kombeve të Bashkuara, e cila e monitoron objektin, nuk pranoi të komentonte në lidhje me ndërprerjen e prodhimit të energjisë, thotë REL.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA