Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!

21/06/2021 13:51
Vrasja detyroi presidentin Emmanuel Macron të intensifikojë shtypjen ndaj ekstremizmit islamist.

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron. 

Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans bashkë me kampin konservator-liberal ka marrë 28% të votave. Për liderin konservator Christian Jacob partia e kreut të shtetit pësoi “një dështim të pashembullt.”

Pothuajse 46 milionë njerëz kishin të drejtën të votojnë në zgjedhjet lokale për pushtetin në rajone. Zgjedhjet u mbajtën njëkohësisht për pushtetet rajonale dhe për parlamentet vendore, që është testi i fundit në mbarë vendin para zgjedhjeve presidenciale që mbahen në pranverën e ardhshme.

Ndaj rezultati i votimit shikohet me shumë vëmendje në Paris – dhe jo vetëm atje, thotë DW. Shqetësimi kryesor ishte ai i një avancimi të madh të ekstremit të djathtë, por as kjo nuk ndodhi: Fronti Nacional i Marine le Pen mbeti shumë prapa pritshmërive të saj duke marrë vetëm 19% të votave.

Vëzhguesit i kanë parë këto zgjedhje si një lloj dueli mes Le Penit dhe presidentit aktual Emmanuel Macron. E tillë situata mendohet të jetë dhe për zgjedhjet e përgjithshme, vetëm se diferenca mes tyre do të jetë shumë më e ngushtë. Nëse ekstremi i djathtë do të fitonte zgjedhjet rajonale, do të kishte shkaktuar një tërmet të vërtetë në politikën franceze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA