“E goditi me grushta dhe e la në gjendje të fikëti”/ Bullgari futi me dhunë pastruesen shqiptare në banesë për ta përdhunuar 7 herë, autori me precedent të mëparshëm

21/06/2021 11:58

Autori i përdhunimit të 50-vjeçares shqiptare në lagjen “Petralona” të Athinës është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Sipas policisë greke, autori i dyshuar është një 35 vjecar me origjinë bullgare. Autoritet thonë se është një person me precedent aktesh dhune brenda familjes dhe se po e kërkojnë për ta gjetur në zonat e qendrës së Athinës.

Ai ishte banor në pallatin në të cilin ishte punësuar për pastrim 50 vjeçarja, e cila është identifikuar me inicialet F.J.

Sipas dëshmisë së viktimës, autori e priste që ajo të fillonte punën për pastrimin e pallatit dhe sapo viktima është afruar pranë portës së banesës për të larë dyshemenë, me një lëvizje ,autori e tërhoqi brenda banesës dhe duke e goditur me grushta e la atë në gjendje të fikëti.

Në vazhdim e përdhunoi për të paktën 7 herë gjatë 9 orëve që e mbajti të lidhur në banesën e tij. Viktima mundi të gjejë një moment dhe të lirohet duke dalë në ballkonin e pallatit dhe kërkoi ndihmë.

Autori menjëherë është larguar nga banesa, ndërsa policia që ka mbërritur me vonesë në zonë, nuk mundi ta gjejë autorin. Viktima u dërgua në spital dhe pasi mori ndihmën e parë u dërgua në banesën e saj.

Ngjarja ka shokuar opinionin vendas për egërsinë dhe dhunën e përdorur prej autorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA