Media britanike e te dielës shkruan se Britania e Madhe mund te hapet me herët sesa mendohet.

E ashtuquajtura “Dita e Lirisë” nga kovidi është shtyre deri ne 19 korrik nga 21 qershori, sic ishte plani disa muaj me pare.

Kjo fale procesit të vaksinimit te 18 vjecareve e sipër qe po behet masivisht këto dite. Ne fillim te vitit plani i qeverise se Boris Johnson ishte qe e ashtuquajtura “Dita e Lirisë”, te ndodhet me 21 qershor, pra te ketë te hene, por dite me pare ajo u shty per kater jave te tjera deri me 19 korrik.

Por ne kushtet kur po vaksinohen masivisht 18 vjecaret e sipër dhe kur me shume se 81 per qind e popullsisë se rritur ne Britani ka marre dozen e pare te vaksinës dhe 59 per qind kane bere te dyja dozat, kjo konsiderohet shume inkurajuese per Brendan Wren , profesorin e vaksionologjise ne London School of Hygiene nd Tropical Medicine.

Sipas profesorit Wren, “nëse shifrat vazhdojnë” te mbesin premtuese atehere mendoj se ka një shprese te madhe qe hapja te ndodh me 5 korrik dhe jo me 19 korrik”.

Nderkohe, edhe pse ka rritje te numrit te rasteve me variantin indian ose Delta, sipas specialisteve, shifrat janë duke u sheshuar momentalisht dhe Britania nuk është ne valën e trete te pandemisë.

Ne një tjetër lajm inkurajues, per pushimet e verës, qeveria britanike është shume pranë marrjes se vendimit per heqjen e karantinimit prej dhjete ditësh per te gjithë udhëtaret qe vijnë nga vendet e zones se gjelbër dhe te verdhe ku ndodhte edhe Shqipëria apo Kosova, per te gjithë britaniket qe kane bere te dyja dozat e vaksinës anticovid, sic është aktualisht.

Kjo do te lehtësonte shume udhëtimet ndërkombëtare dhe inkurajonte britaniket dhe shqiptaret e Britanisë per te udhëtuar me me dëshire drejt atdheut ose gjetke, pasi nuk do detyroheshin te karantinoheshin pas kthimit ne Britani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA