24-vjeçari qëllohet me armë në mes të ditës, në prani të dy fëmijëve (VIDEO)

20/06/2021 17:57

Një ngjarje e rëndë është shënuar në New York, ku një 24-vjeçar u qëllua me armë zjarri, në prani të dy fëmijëve.

Policia e qytetit është vënë në ndjekje të dy personave, të cilët dyshohet të kenë lidhje me këtë sulm. Njëri prej tyre qëlloi burrin, e më pas u arratis me një skuter, ndërsa personi tjetër bashkëpunoi në krim, sipas informacioneve të dhëna nga Departamenti i Policisë së New York-ut.

CNN shkruan se 24-vjeçari u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Fatmirësisht të dy fëmijët, një vajzë 10 vjeçare dhe një djalë pesë vjeçar mundën t’i shpëtojnë të shtënave me armë.

Një zëdhënës i NYPD tha për CNN të shtunën se fëmijët janë anëtarë të një familjeje, por nuk kanë lidhje me burrin e plagosur.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA