Lufta ndaj pandemisë Covid-19, mbi 2.54 miliardë vaksina janë administruar në mbarë botën

19/06/2021 02:44

Mbi 2.54 miliardë doza të vaksinave kundër COVID-19 janë administruar deri tani në të gjithë botën, sipas shifrave të përpiluara nga “Our World in Data”. Kina kryeson numrin global me mbi 966.65 milionë vaksina e ndjekur nga SHBA-ja me 314.97 milionë.

India ka administruar 268.96 milionë vaksina, Brazili 84.1 milionë, Britania e Madhe 72.89 milionë, Gjermania 64.76 milionë, Franca 46.26 milionë dhe Italia 44.43 milionë.

Vendi me më shumë doza të administruara për nga numri i popullsisë janë Emiratet e Bashkuara Arabe, me 143.39 doza për 100 persona. Shumica e vaksinave kundër COVID-19 administrohen në dy doza, kështu që numri i vaksinave të dhëna nuk është i njëjtë me numrin e personave të vaksinuar plotësisht.

Që nga dhjetori 2019, pandemia ka marrë mbi 3.84 milionë jetë në pothuajse të gjithë botën, me më shumë se 177.5 milionë raste të raportuara, sipas Universitetit “Johns Hopkins” me bazë në SHBA. SHBA-ja, India dhe Brazili mbeten vendet më të goditura nga pandemia e Covid-19 me numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA