Informaliteti po shtohet/ Shifrat kontradiktore: Prodhimi u rrit, por ra punësimi dhe shitjet me pakicë!

19/06/2021 15:16

Tregtia dhe punësimi duket se janë bërë viktima të informalitet.

Sipas të dhënave gjatë muajve të pranverës, shqiptarët kanë shpenzuar më pak për ushqime, pije dhe duhan se sa në dimrin 2020.

Absurdi është se në 2020 ora policore pengonte punën e bareve dhe restoranteve, ndryshe nga tani. 2021 nisi me shifra rekord duke filluar nga rritja e prodhimit, eksportet e deri tek mbledhja e të ardhurave në buxhet që deklarohet se kalojnë edhe vitin normal të 2019-ës. Ajo që është kontradiktore është se dy indikatorë kryesorë si punësimi edhe tregtia me pakicë vijnë në ulje në krahasim me fundvitin e 2020-ës.

Punëtorët që po prodhojnë punojnë në të zezë në një pjesë të madhe. Dhe ky fenomen është zgjeruar veçanërisht gjatë fushatës elektorale dhe zgjedhjeve. Evazorët kanë qenë shumë më të lirë
Ky trend negativ i konsumit nuk pasqyrohet as nga njerëzit që pas masave të izolimit ndihen më të lirshëm për të shpenzuar

Procesi i fiskalizimit i ka lënë gjithashtu bizneset në konfuzion dhe shumë prej tyre ndodhen midis kasës fiskale dhe sistemit të ri teknologjik ende të pa instaluar dhe në këtë mënyrë evazioni justifikohet më lehtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA