Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli refuzoi sërish mbledhjen e thirrur nga Këshilli Bashkiak, dhe kërkoi që ajo të zhvillohet online.
Por cili ishte problemi?
Kryebashkiaku kërkonte shkarkimin nga detyra të sekretarit të përgjithshëm të këshillit, Agron Gjipali, duke argumentuar se ka mbushur moshën e pensionit dhe prandaj Këshilli Bashkiak kërkoi mbledhje urgjente.
Anëtarët e këshillit bashkiak të Vlorës e kanë konsideruar këtë gjë tendencioze, duke refuzuar shkarkimin e Gjipalit nga detyra. Me 40 vota pro dhe 2 kundër, Këshilli Bashkiak ka votuar për vijimin në detyrë të sekretarit të përgjithshëm.
Ndërkohë, Leli në mbledhjen online me drejtuesit e institucioneve të bashkisë Vlorë, argumentonte gjerë e gjatë përgjigjen e tij përse sekretari nuk duhet të vijojë në detyrë.
Dritan Leli: Një mbledhje jashtë radhe, që lidhet me një vendim të administratës së bashkisë së Vlorës dhe kërkesës së ardhur në adresë të bashkisë sa
i përket njoftimit për mbledhje jashtë të këshillit të bashkisë së Vlorës , ju njoftojmë se nisi mbledhja mbi konfirmimin dhe emërimin e sekretarit të këshillit bashkiak.
Kryetari i bashkisë në bashkëpunim më stafin e bashkisë Vlorë ka përgatit përgjigjen në datë 17 .6.2021 për mbledhjen e këshillit të bashkisë për konfirmimin e sekretarit të këshillit dhe njoftimin e tij të plotësimit të kushteve për pension të plotë pleqërie në të cilin kam theksuar që : zhvillimi i mbledhjes së këshillit të bashkisë në ambientet e universitetit Ismail Qemali nuk ka ndryshim nga zhvillimi i saj në teatrin Petro Marko referuar masave covid , për rrjedhojë duhet të bëhet online. Kryetari i bashkisë dhe adminstrata është në dispozicion të të gjithë këshilltarëve dhe qytetit për të sqaruar opinionin publik për një çështje të tillë.
Në vlerësimin tonë nuk jemi në kushte emergjente, pasi një konfigurim urgjent i sekretarit të këshillit të bashkisë nuk rezulton të jetë në zbatim të dispozitave ligjore, kjo pasi shkresa nr 94 e datës 16 është një njoftim i bashkisë që i bëhet këshillit të bashkisë , bazuar në dokumentacionin përkatës sipas të cilit sekretari i këshillit të bashkisë ka plotësuar kushtet ligjore për të përfituar pension pleqërie
Shkresa nr 73 dt 6 qershor drejtuar sekretarit të këshillit të bashkisë nuk është një vendim për lirim nga detyra , por njoftimi për dalje në pension të plotë pleqërie .
Ju vëmë në dijeni se një njoftim i tillë është bërë rast pas rasti për të gjithë punonjësit në marrëdhënie pune në bashkinë e Vlorës të cilët kanë plotësuar kushtet për të përfituar pension të plotë pleqërie .
Në rastin e sekretarit të këshillit të bashkisë , zotit Agron Gjipali kushtet e kërkuara ligjore për pension pleqërie bazuar në ligjin 77.03 janë të plotësuara, mosha dhe vjetërsia në punë gjithashtu.
Nga sa më lart çdo vendim marrje e bashkisë është brenda dispozitave ligjore në fuqi , prandaj do ju lutesha të gjithëve në mbledhje, anëtarëve të këshillit bashkiak, kryetares së tij, për të mos pasur një vendimmarrje e cila është në kundërshtim me ligjin.
Këshilli nuk duhet të marrë vendime të kundërligjshme, vendimi që është sjellë për tu votuar sot në këshill është një vendim i pakuptimtë , bëhet fjalë për një rikonfirmim të zotit Agron Gjipali në detyrën e sekretarit të këshillit bashkiak dhe pezullim të menjëhershëm të shkresës së kryetarit.
Shkresa e kryetarit të bashkisë është një shkresë e prodhuar nga drejtoria e burimeve njerëzore që njofton konform ligjin këshillin bashkiak për fillimin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës për zotin Gjipali për përfitim të pensionit të pleqërisë.
Ajo që dua të theksoj është dhe një hapësirë në mënyrë se si zgjidhen këta anëtarë, zv kretari dhe kryetari votohen nga anëtarët , dhe sekretari emërohet nuk është më zgjedhje, nuk është një njeri i votuar nga qytetarët dhe i nënshtrohet ligjit të administratë.
Prandaj këshilli të jetë i kujdesshëm me marrjen e vendimit që s’kanë lidhje me këtë ligj.
Top Channel