Kombinimi i vaksinave/ Ekspertët: Mund të jetë vërtet i suksesshëm!

18/06/2021 14:34

A mund të kombinohen dhe të merren dy doza të ndryshme vaksinash Covid 19?

Duket se ekspertët gjithmonë e më shumë po priret të mendojnë një gjë e tillë ka të ngjarë të jetë e sigurt dhe efektive, edhe pse studiuesit ende po grumbullojnë të dhëna për të qenë plotësisht të bindur.

Vaksinat e autorizuara në të gjithë botën për Covid 19 janë krijuar për të stimuluar sistemin tonë imunitar dhe për të prodhuar antitrupa kundër virusit, megjithëse mënyra se si ato e realizojnë një gjë të tillë ndryshon, vë në dukje Dr. Kate O’Brien, drejtore e departamentit të vaksinave në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

“Bazuar në parimet bazë sesi funksionojnë vaksinat, ne mendojmë se kombinimi i tyre duhet të funksionojë”, thotë O’Brien. Shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit në Britani janë duke testuar kombinimin e vaksinave Covid 19 me dy doza të prodhuara nga AstraZeneca, Moderna, Novavax dhe Pfizer-BioNTech. Prova klinike më të vogla po kryen ndërkohë në Spanjë dhe Gjermani.

Ne thjesht duhet të marrim të dhëna për secilin prej këtyre kombinimeve të vaksinave“, tha zonja O’Brien. Të dhënat e siguruara deri tani sugjerojnë se një dozë e vaksinës AstraZeneca pasuar nga një dozë tjetër nga Pfizer-i është e sigurt dhe efektive. Ky kombinimi megjithatë duket se vjen me shanse më të lartë për efekte anësore të përkohshme si dhimbje trupi dhe të ethe.

Arsyeja mund të jetë se përzierja dhe kombinimi i llojeve të ndryshme të vaksinave shpesh mund të prodhojë një përgjigje më të fortë imunitare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA