SHBA-të po godasin opozitën? Peza: Kjo tezë doli pasi u shpall “non grata” Sali Berisha. Në fakt, nuk ka asnjë pabalancim

17/06/2021 21:40

Analisti Alfred Peza ka folur për ndryshimin e administratës së Joe Biden me atë të Trump duke treguar edhe lëvizjet e fundit drejt Shqipërisë, përfshirë edhe shpalljen non grata të Berishës.

I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Peza tha se nuk ka pasur pabalancim me emra të përveçëm pasi 4 emrat që janë shpallur “non grata” vijnë nga parti të ndryshme. Megjithatë thekson se diskutimi që SHBA-të po godasin opozitën erdhi pas vendimit për Sali Berishën.

Alfred Peza: Edhe urdhri i ekzekutivit për cështjet e korrupsionit ku pas vitit 2001 futet edhe emri i Shqipërisë dëshmon një vëmendje të shtuar. Ndryshimi mes presidentit dhe administratës së Biden dhe Trump është se kjo vëmendje është që në fillim të mandatit, që do të thotë është një strategji e mirëmenduar, ku ata janë të vendosur për stabilitetin e Ballkanit, përfshi aleatit të tyre kryesor në këtë rajon që është Shqipëria.

E dyta, në raport me Trump, fakti është që ai u kujtua për Ballkanin vetëm në fund të mandatit. Kemi një vendim të DASH për Sali Berishën, gjithashtu deklarata dhe sqarime të njëpasnjëshme, takime të Sekretarit Amerikan të Shtetit me kryeministrit në Bruksel, urdhrin ekzekutiv të Presidentit, të gjitha këto në një intensitet kohe të lartë dhe nivel të lartë nuk kanë qenë kurrë më parë.

Deri tani kemi 4 persona që janë shpallur “non grata”, 1 nga PS, 1 nga PD, 1 nga Social Demokrate dhe 1 nga Demokracia e vjetër. Nuk shoh ndonjë pabalancim nëse e marrim me emra të përveçëm. Por nëse e marrim në mënyrë të përgjithshme, ky diskutim është rritur si tezë pasi goditja erdhi tek Sali Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA