Po udhëtonin me autobus drejt Shkodrës/ Policia identifikon 10 emigrantët e paligjshëm, arreston shoferin dhe faturinon

17/06/2021 11:13
FOTO ILUSTRUESE

Një tjetër rast i transportimit të emigrantëve të paligjshëm është identifikuar sot në Shkodër.

Ndalimi i autobusit është bërë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i M+”. Sipas policisë, mjeti drejtohej nga shtetasi me iniciale Gj.L., ndërsa faturino ishte shtetasi me iniciale A.A. Të dy janë arrestuar dhe po hetohen nga Prokuroria e Lezhës, për “Ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit, bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes Drejtorisë Rajonale të SHÇBA Shkodër-Lezhë dhe DVP Lezhë janë vënë në pranga 2 persona që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Sekuestrohen një automjet, disa bileta udhëtimi dhe dy aparate celular.
Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me SHÇBA-në, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative së me një mjet autobus po transportoheshin emigrantë të paligjshëm në drejtim të Shkodrës, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i M+” është bërë lokalizimi dhe ndalimi i mjetit të dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin autobus me drejtues shtetasin Gj. L. dhe faturino shtetasin A. A., u konstatuan 10 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, të cilët po transportoheshin në drejtim të Shkodrës, kundrejt fitimit.
Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Lezhë u bë arrestimi i shtetasve: Gj. L., 54 vjeç dhe A. A., 31vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, disa bileta udhëtimi dhe 2 aparate celular.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA