Dhjetra policë të plagosur/ Autoritetet gjermane bastisin strehën e famshme të të rinjve ‘libertarianë’ në Berlin (fotot)

17/06/2021 20:56

Policia e Berlinit shihej sot që mësynte në strehën e mbyllur me barrikada të ndërtesës së njohur gjysmë të braktisur Rigaer 94, e njohur një nga strehat e fundit libertariane të Berlinit, me justifikimin “për të kryer një inspektim kundër zjarrit”.

Ndërtesa ka funksionuar si qendra e rinisë anti-qeveritare që prej 1990, dhe prej vitesh ka qenë objekt konfliktesh mes bashkisë dhe rreth 300 banuesve të saj.

Sot rreth 1000 oficerë policie shume prej te cilave me veshje të rënda, u mobilizuan për aksionin pasi kishin izoluar të gjithë zonën rrethuese.

Disa dhjetra të rinj banorë të vendqëndrimit, ishin përleshur me policisë, duke i rezistuar largimit nga qendra që prej dekadash ishte kthyer në vend-frymëzim për grupet e artistëve dhe aktivistëve anti-qeveritare, por qe etiketohen nga qeveria si anarkiste.

Policia tha se oficerët ishin goditur me gurë sapo ishin afruar për inspektimet e tyre.

Në tetor të vitit të kaluar policia gjermane zbrazi një qendër të ngjashme në Liebig 34 në Berlin, ku strehohej një komunitet “anarkist-homoseksual-feminist” që prej vitit 1999.

FOTO GALERI
1/9
Banoret e strehes libertariane i vene zjarrin barrikadave

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA