“Anëtarja e LGBT-së u dhunua nga 10 djem”/ Ambasada gjermane thirrje urgjente për zbardhjen e ngjarjes

17/06/2021 13:47
Fotot e postuara nga aktivistja Xheni Karaj, të 21-vjeçares së dhunuar

Një 21-vjeçare e komunitetit të LGBTQ+ u dhunua dje në kryeqytet.

Rastin e denoncoi dje aktivistja, Xheni Karaj. Përmes një statusi në rrjete sociale ajo shkroi se 21-vjeçarja është dhunuar verbalisht e fizikisht nga 10 djem, si dhe postoi foto të vajzës ku duken qartazi shenjat në trupin e saj.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë sulm, ne kërkojmë urgjentisht që rasti të zbardhet nga autoritetet dhe të vihen para drejtësisë autorët e dhunues; Ne kërkojmë gjithashtu të ndalet menjëherë gjuha që nxit dhunë ndaj komunitetit LGBT, dhe një reagim të menjëhershëm të institucioneve përgjegjëse!”, shkruan më tej aktivistja.

Menjëherë pas raportimit, sot ka reaguar ambasada gjermane në Shqipëri dhe kërkon hetimin e plotë të rastit. Në deklaratë, ambasada dënon çdo akt dhune, që vjen për shkak të orientimit seksual, duke theksuar se do të vazhdojnë mbështetjen për barazi dhe mos diskriminim.

Me tronditje mësuam për sulmin brutal ndaj një anëtari të komunitetit të LGBTIQ mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Sulmi, i cili mesa duket lidhet me identitetin seksual të viktimës, duhet të zbardhet plotësisht dhe menjëherë nga policia dhe organet e drejtësisë.

Ne si Ambasadë Gjermane kundërshtojmë me vendosmëri çdo forme të dhunës verbale dhe fizike, në përgjithësi dhe e drejtuar kjo ndaj pakicave dhe anëtarëve të lëvizjes LGBTIQ. Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për barazinë dhe kundër diskriminimit”, shkruan Ambasada e Gjermanisë në Tiranë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA