Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në Tiranë rreth orës 22:45, tek hyrja e spitalit “Nënë Tereza” ku një automjet me drejtues shtetasin me iniciale shtetasin Xh.H është përplasur me një motomjet.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale M.M 23-vjeç i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA