Protesta e PD/ Flamur Noka përplaset me efektivët civilë të policisë
Katër persona janë vënë nën hetim për ndërtim të paligjshëm në Tropojë.
Ata janë U. H., banues në fshatin Gri dhe R.B., banues në fshatin Markaj, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në fshati Gri dhe Markaj, këta dy shtetas janë konstatuar duke vijuar ndërtimin e një banesë, pa leje të organeve përkatëse, P. K., banues në Tiranë, dhe F. Rr, banues në fshatin Begaj, për veprën penale ” Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve”, pasi ishin përgjegjës për kryerjen e punimeve në fshatin Gri dhe Markaj.
Sipas policisë, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale ” Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.
Tropojë
Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe ” Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve”. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për kontrollin e territorit, për zënien e hapësirave publike dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, kanë proceduar në gjendje të lirë 4 shtetas, konkretisht: U. H., banues në fshatin Gri dhe R.B., banues në fshatin Markaj, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në fshati Gri dhe Markaj, këta dy shtetas janë konstatuar duke vijuar ndërtimin e një banesë, pa leje të organeve përkatëse. Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit: P. K., banues në Tiranë, dhe F. Rr, banues në fshatin Begaj, për veprën penale ” Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve”, pasi ishin përgjegjës për kryerjen e punimeve në fshatin Gri dhe Markaj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale ” Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.
Top Channel