Minimatura, sot provimi i gjuhës/ Nxënësit e klasave të nënta kaluan në testimin e parë

16/06/2021 15:20

Provimet e lirimit u rikthyen në arsimin bazë, edhe pse në kushte pandemie. Ndryshe nga vjet kur u anuluan për shkak të e shkollës shkëputjes së nxënësve nga bankat me konfirmimin e infektimeve në Shqipëri e kalimi i tyre për në gjimnaz nuk u ndikua nga testimet.

Teksa maturantët zhvilluan dje provimin e fundit, një ditë më pas rreth 32 mijë nxënësit e klasave të 9 nisën sezonin e provimeve, me provimin e parë sot në gjuhën shqipe dhe letërsinë, për të vijuar më pas me matematikën në 21 qershor dhe për të mbyllur ciklin 9 vjeçar me provimin e gjuhës së huaj në 25 qershor”.

Provimi nisi në orën 10 dhe koha që kishin nxënësit në dispozicion ishte 2 orë e 30 min, por ata e përfunduan më shpejt e dolën me fytyrat e qeshura të takonin prindërit e mësuesit që i prisnin jashtë shkollës.

Pas 5 ditësh klasat e 9 do të testohen për njohuritë në matematikë, ku në këtë provim lirimi frika e nxënësve është edhe më e madhe.

Kemi dëgjuar dhe maturantët që janë ankuar për vështirësinë e matematikës, besoj edhe ne do e kemi të vështirë se kemi mangësi edhe prej mësimit online.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA