Aksidenti i rëndë në Durrës/ Arrestohet shoferi 21-vjeçar, përplasi për vdekje këmbësorin

16/06/2021 19:25
FOTO ILUSTRUESE

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit pasi një 21-vjeçar ka aksidentuar për vdekje një këmbësor në Xhafzotaj.

Forcat blu bëjnë me dije se është arrestuar shoferi, i identifikuar me inicialet A.L., i cili aksidentoi 62-vjeçarin. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve të rënda.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 21 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi ditën e sotme në Xhafzotaj, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D. Gj., 62 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA