Dy punonjës të elektrikut kanë humbur jetën paraditen e sotme, teksa po punonin në një nënstacion elektrik, në Roskovec.

Dy punonjësit e elektrikut kanë qenë duke punuar për shkëputjen e linjës së vjetër të tensionit të lartë. Papritur është thyer shtylla për shkak të vjetërsisë dhe të dy punonjësit kanë rënë në tokë të pajetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë, Roskovec, te nënstacioni elektrik, ka rënë një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, dhe për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të elektrikut (OST) të cilët ishin duke punuar.

Si pasojë e dëmtimeve të mara, kanë ndërruar jetë të dy punonjësit, shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA