Protesta e PD/ Flamur Noka përplaset me efektivët civilë të policisë Me kërkesë të pjesës më të madhe të këshillit bashkiak të Vlorës ishte thirrur sot një mbledhje për të dëgjuar një raport nga kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli në lidhje me gjendjen e shërbimeve vendore, situatën e shërbimeve bazike të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit.
Mbledhja ishte kërkuar të zhvillohej në ambientet e teatrit Petro Marko, por kjo kërkesë u refuzua nga kryebashkiaku i cili kërkoi respektimin e masave anti covid dhe sygjeroi mbledhjen online.
Leli ka shkuar edhe më tej duke mos lejuar hyrjen e këshilltarëve në ambientet e brendshme të teatrit. Kjo solli reagimin e kryetarit të këshilltarëve socialistë
Gjthashtu Tahiraj ka reaguar edhe për audiopërgjimin e publikuar ditën e djeshme në media duke e cilësuar si jo të vërtetë, madje si një skenar alla “babale”.
Sakaq kryetari i bashkisë ka zhvilluar në Zoom një mbledhje me drejtuesit e drejtorive përkatëse të cilat përgjigjen për shqetësimet e pretenduara nga këshilltarët sa i përket problematikave në qytet. Mbledhja e këshillit bashkiak pritet të mbahet në një kohë të dytë.
Top Channel