‘Ç’donte RENEA në Elbasan, kur Talo Çela fshihet në Durrës’/ Anila Hoxha: Show! Nuk u arrestua asnjë

15/06/2021 13:31

Anila Hoxha

Teksa po shikoja forcat speciale RENEA, që kishin dalë në Elbasan të blinduara dhe me mision rrufe, gati-gati isha e sigurtë që mbas operacionit blic, do të kishim arrestime të rëndësishme. Mendova që policia kishte informacione të sigurta për adresën , targat e makinës të të kërkuarit Talo Çela, megjithëse stepa disi se c’donte RENEA në Elbasan , kur për të shumë kërkuarin, informacionet tregojnë se ai fshihet në Durrës.

Më pas kur pashë RENEA-n aq spektakolare duke hyrë në një lokal në Vlorë e duke arrestuar një qytetar të dorës së tretë në krim, sërish mendova : ata gjenden në Vlorë sepse ju kanë lënë në dorë fotografi dhe informacione për vrasës me pagesë që qarkullojnë në këtë qytet dhe që eleminojnë për llogari të narkotrafikut.

Në përfundim, u zgjova me bindjen se RENEA , reparti për arrestimin e neutralizimin e personave me rrezikshmëri të lartë ishte kthyer në Tiranë jo me pranga në xhep, por me pranga në duar të elementëve të rrezikshëm. Nuk ishte arrestuar as Talo Çela, as Klement Xhaferri, as Ibrahim Lici, as Nuredin Dumani. As një autor që mbasi plagosi në Vlorë u largua dhe vetë i plagosur nga vendngjarja !
Atëherë përse dhe kush e dha informacionin apo dhe urdhrin që RENEA duhet të daleë rrugëve , cili është plani i masave që e katandis repartin elitar duke kontrolluar makina?

Është paradoksale ,e dhimbshme, dhe boll u tallët me policinë, kur pashë e fotografova në një pikë kontrolli njëoficer i RENEA-s i blinduar deri në dhëmbë. Dy centimetra më tej , një polic pa asnjë masë mbrojtëse.

Me vetëm një maskë të zezë në fytyrë. Nëse aty do gjendej vertet një vrasës, cila mendje është kaq e bindur që vrasësi do qëllonte RENEA-n dhe jo ata policët pa jelekë, të veshur me rroba xhiroje dhe që ndërkohë përfshihen në aksione të tilla, nëse do vazhdojmë të besojmë se aty po ndodhte diçka e rrezikshme?

Çfarë efekti kanë kontrolle të tilla? Ku synohet të arrihet?

Vite më parë, në qytetin e Vlorës mbas disa shpërthimeve , me urdhër të një ministri u kërkua prezencë e shtuar e specialëve në këtë qytet. Por ata u kthyen në repart vetëm me një pistoletë pa leje, që ja kapën një fakiri të painformuar se kishin mbërritur specialët në qytet. Të tjeret atë ditë as që dolën xhiro , por shikonin se si RENEA hapej me shoferët e dudumeve e të furgonëve. Duhet të ishte reflektuar !

Jam nga ata gazetarë që kam kontribuar mes të tjerash me dokumentarë në EXCLUSIVE , ku tregohet se sa të rëndësishëm janë specialet e RENEAS, operacionet me bazë informacionin e saktë të agjentit, spz dhe çdo forme tjetër. Dhe natyrisht që më dhemb kur e shoh RENEAN duke ja shkulur atë mit dhe famë që ata kanë dhe nuk ndryshon nga çdo repart dhe forcë speciale në botë.

Shefat që thirrën ata shefat pa qafë (kështu dukeshin në mbledhjen e fundit) duhet të japin përgjigje.

1.Përse doli RENEA pa asnjë arsye në rrugët e vendit? Nëse ka humbur besimi tek policia lokale, mjaft me paralajmërime foshnjarake “po ndodhi më do tju shkarkojme”. Ka plot të rinj e të reja në polici, që nuk janë bërë pis dhe që janë POLICË TË SHTETIT dhe jo policët vetjake të ndokujt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA