Maturantët e Fierit në protestë, tentojnë të hyjnë në ambientet e Drejtorisë Arsimore
14/06/2021 12:31
Maturantët e shkollave publike dhe jopublike në Fier dolën për herë të dytë në protestë për rishikimin e kuotave të vlerësimit për provimin e Matematikës.
Ata janë grumbulluar sërish përpara Drejtorisë Arsimore në Fier në pritje të një përgjigje.
Nëse ministria nuk del në një deklaratë bindëse, jo në rrjetet sociale, do të vazhdojnë protestat madje do të bojkotojnë provimin me zgjedhje që do të zhvillohet ditën e nesërme.
Maturantet tentojnë të futen brenda drejtorisë arsimore. Kërkojnë një përgjigje nga drejtoresha e zyrës arsimore.
Top Channel