Ilustrim

Një aksident është shënuar paraditen e ditës së sotme në kryeqytet.

Burime nga policia bëjnë me dije se mjeti me drejtues shtetasin J.N., ka aksidentuar një çiklist, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

I aksidentuar është dërguar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve

“Më datë 13.06.2021, rreth orës 10:00, në rrugën “Llazi Miho”, Kombinat, mjeti me drejtues shtetasin J. N.,ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA