I riu gjendet i mbytur në Vithkuq/ Duhet të ishte në arrest shtëpie në Lushnjë, por dyshohet se është vrarë më parë

13/06/2021 20:09

Një 25 vjeçar u gjet i pajetë në rezervuarin e Gjancit në Vithkuq të Korçës.

Viktima Fridman Xhaferraj nga fshati Plug i Lushnjës dyshohet se është vrarë pasi në trupin e tij janë gjetur shenja dhune.

Xhaferraj ishte personi i akuzuar për diegien me qëllim të 3 makinave në afërsi të një qendre tregtare ndërsa ishte lënë me masën e sigurisë arrest shtëpie.

Sipas të dhënave të policisë ai në datën 21 maj ësjtë liruar nga dhomat e paraburgimit duke u lënë në arrest shtëpie në fshatin Plug të Lushnjës. Shenjat e gjetura në trupin dhe kokën e viktimës kanë bërë që grupi hetimor të dyshojë se kjo mund të jetë një vrasje dhe se i riu para se te hidhej ne rezervuarin e Gjançit është dhunuar deri në vdekje diku tjetër.

Policia shprehet se po punohet për sqarimin e gjithë dinamikës së ngjarjes.

Paraditen e së dielës trupi i pajetë i të riut i gjet në bregun e rezervuarit ndërsa dyshimet e para të ekspertizës thonë se trupi ka qëndruar për disa ditë në ujë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA