Lideri historik i PD-së ka shprehur vullnetin e tij duke votuar në selinë blu për kreun e ri të partisë.
I veshur me maskën mbrojtëse duke respektuar rregullat anticovid, ai ka votuar në kuti duke bërë edhe simbolin e PD-së.
Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se pas këtij procesi të parakohshëm, demokratët do të jenë edhe më të bashkuar për të përmbushur qëllimin e tyre, duke u përpjekur për PD-në dhe vendin.
Në lidhje me pyetjen nëse do të ketë një rikthim të tij në krye të PD-së, ai është shprehur se është konsistent në deklaratat e tij.
“Besoj se pasi kam shprehur qëllimin tim për parakohësinë e saj kjo nuk do të nxjerrë më të ndarë, por të bashkuar. Kandiatët kanë shprehur pikëpamjet e tyre çka është normale, por janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati përpjekjet e tyre për PD dhe vendin. Unë jam konsistent në deklaratat e mia”, tha Berisha:
Top Channel