Foto ilustruese

Policia në Durrës ka vënë në pranga tre persona për vepra të ndryshme penale.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin I. H., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë iu gjetë 14.5 gr lëndë narkotike e dyshuar marjiuanë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po ashtu, policia arrestoi G. T., 46 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërsa, specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin R. D., 86 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA