Gazeta britanike Sunday Express ka bërë të mundur demaskimin e ‘mbretit’ shqiptar të dyshuar të krimit. Edhe pse nuk kishte pothuajse asnjë gjurmë financiare në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet se Fation Dauti, 36-vjeç ka bërë një jetë luksoze në Angli.

Hetuesit thanë se ai i bëri paratë e tij nga trafikimi dhe ishte i gatshëm të ushtronte “dhunë ekstreme” për të mbrojtur interesat e tij. Identiteti i tij u mbrojt me një urdhër anonimiteti, por të Mërkurën ai u hoq nga Zonja e Drejtësisë Elisabeth Laing në Gjykatën e Apelit, pas publikimeve nga kjo gazetë.

Megjithatë Dauti tani po lufton për t’u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar për t’u bashkuar me gruan e tij Letoneze. 36-vjeçari pretendon se jeta e tij është në rrezik nga bandat e organizuara nëse ata “gabimisht” besojnë se ai është bosi i krimit, ndërkohë Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) sugjeron se është ai.

Avokati i tij Hektor Lahi tha se Dauti nuk ishte i përfshirë në krim të organizuar dhe i ka bërë thirrje NCA ta akuzojë atë që ai të “pastrojë emrin e tij”. NCA i kërkoi Ministrisë së Brendshme të revokonte qëndrimin e Dauti në Angli në 2019 me pretendimet se aktivitetet e tij e bënin atë një kërcënim të sigurisë publike, vijon gazeta Sunday Express.

Dauti sfidoi revokimin në Komisionin Special të Apelimit të Emigracionit (SIAC), por humbi. Në seancat dëgjimore NCA tha se beson se ai është një anëtar kryesor i një rrjeti kriminal me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit në shtëpi njohur ndryshe si ‘shtëpitë e barit’, kontrabandën e njerëzve dhe pastrimin e parave.

Gazeta shkruan se gangsteri i dyshuar zotëron gjithashtu një bar piano në Shqipëri. ‘Dauti erdhi në Mbretërinë e Bashkuar në moshën 14 vjeç dhe iu dha qëndrimi në 2012 sepse u martua me një shtetase të Bashkimit Europian. Ministria e Brendshme e revokoi atë në Shtator 2019, bazuar në raportimet e NCA – e cila po hetonte rrjetin, por nuk kishte qenë në gjendje të akuzonte Dautin’.

Fation Dauti mohon përfshirjen në krim, duke thënë se ai njeh ose kishte shoqëri me disa anëtarë të tjerë të dyshuar të bandës të emëruar në gjykim.
Në mars, gjykatësit e SIAC pranuan argumentet e Home Office dhe NCA se Dauti ishte i përfshirë në krim dhe do të përbën një “kërcënim serioz për sigurinë publike” nëse lejohej të qëndronte në Britani.

Apeli mësoi se ai kishte vetëm një llogari bankare në Mbretërinë e Bashkuar, financuar nga pagesa parash dhe fitime të kufizuara nga një kompani papafingo. Sidoqoftë, 36-vjeçari bënte një mënyrë jetese lukzose me klube nate dhe automjeteve luksoze duke përfshirë një Bentley, Range Rover dhe Jaguar, të marra nga biznesi i makinave me qira të një tregtari droge.

Shkrimi në gazetën Sunday Express

Në seancë u fol gjithashtu për një sulm me thikë ndaj një shtetasi bullgar jashtë një klubi nate në 2012. CCTV tregoi Dautin duke u përleshur me rojen e portës dhe ai u kthye në Shqipëri menjëherë më pas. Ai u akuzua për dëmtime të rënda trupore por dyshohet se kolegët e bullgarit tërhoqën deklaratat e tyre, dyshohet se kjo erdhi nga frika që kishin ndaj Dautit dhe që morën para për të mos bashkëpunuar.

Dauti u paraqit në Blackfriars Crown Court në 2013, por prokuroria u tërhoq për shkak të mungesës së provave. Në seancë dëgjimore u tha gjithashtu se fotot e Dauti me një automatik Kalashnikov dhe një pistoletë u gjetën në telefonin e tij gjatë një kontrolli kufitar në Dover. Gazeta Sunday Express shkruan se emri i Dauti ishte në të dhënat publike në lidhje me krimin e organizuar në Shqipëri që nga viti 2013. Gjithashtu u argumentua se ishte në interesin e publikut që identiteti i tij të dihej, për shkak të lidhjeve të pretenduara me njerëz të tjerë.

“NCA dështoi për më shumë se dy vjet për të mbledhur prova. Ata kanë shpenzuar miliona paund të taksapaguesve anglez dhe arsyeja e vetme që ata kanë kërkuar një urdhër përjashtimi është të shpjegojnë këtë shpenzim kaq të madh. Nëndrejtori i hetimeve i NCA Chris Farrimond tha: Ne besojmë se ky individ ishte një anëtar i rangut të lartë i një grupi të rëndësishëm të krimit të organizuar të përfshirë në një sërë kriminaliteti të rëndë.
Ky vlerësim u bë pas një hetimi të plotë, dhe u mbështet nga vendimi i gjykatës”- shkruan gazeta Sunday Express.

FOTO GALERI
1/3
Fation Dauti, 36 vjeç

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA