Protesta e PD/ Flamur Noka përplaset me efektivët civilë të policisë
Disa prej akseve rrugore të qytetit të Korçës do të bllokohen në datat 14 dhe 15 qershor 2021 pasi do të organizohet aktiviteti “Kupa e Shqipërisë” me pjesëmarrjen e 12 ekipeve shqiptare.
Ky aktivitet realizohet nga bashkëpunimi i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Bashkisë Korçë.
Ditën e hënë, ora 17:00, aksin rrugor Pogradec-Korçë, i cili do të jetë i bllokuar në të dyja senset e lëvizjes.
Ditën e martë, ora 10:00, aksin rrugor Korçë-Maliq-Plasë-Korçë, i cili do të jetë i bllokuar në të dyja senset e lëvizjes.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Korçë, plan masash për garantimin e mbarëvajtjes së garave çiklistike, duke bllokuar disa segmente rrugore. Në datat 14 dhe 15 qershor 2021, Federata Shqiptare e Çiklizmit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Bashkinë Korçë, do të organizojnë aktivitetin “Kupa e Shqipërisë”, me pjesëmarrjen e 12 ekipeve shqiptare. Në kuadër dhe mbështetje të këtij aktiviteti, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, do të marrin masa sigurie duke bllokuar akset rrugore si më poshtë: Ditën e hënë, ora 17:00, aksin rrugor Pogradec-Korçë, i cili do të jetë i bllokuar në të dyja senset e lëvizjes. Ditën e martë, ora 10:00, aksin rrugor Korçë-Maliq-Plasë-Korçë, i cili do të jetë i bllokuar në të dyja senset e lëvizjes. Policia e Korçës, kërkon mirëkuptimin e përdoruesëve të rrugës dhe shmangien e lëvizjeve të panevojshme me mjet prej tyre, në këto segmente rrugore deri në përfundimin e këtij aktiviteti sportiv. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.
Top Channel