Vangjel Adhami ka 10 vjet që jeton në këtë zonë afër Kopshtit Zoologjik në Tiranë.
Prej 6 muajsh firma e ndërtimit “Salillari” gërmon papushim një gropë gjigande, ngjitur me shtëpinë e tij dhe jo vetëm.
Vangjel Adhami: Punimet këtu kryhen prej 6 muajsh. Nuk ka patur asnjëherë tabelë në kantier që publikon të dhënat, ashtu siç e parashikojnë ligjet e vendit. Fqinji im ka marrë edhe avokat për dëmet që po I shkakton firma e ndërtimit, dhe avokati ende nuk e ka gjetur dot projektin.
Na ka ardhur zjarri tek dera e shtëpisë. Ne jemi në buzë të punimeve kemi pësuar dëmin më të madh. Aq sa kanë gërmuar ata po ikën zona, jo vetëm shtëpitë tona. Zullumi po trashej dita ditës. Jemi ankuar deri në bashki. Këta, kjo firmë qëndron mbi ligjin. Këtu rrezikohen rreth 30-40 familje. Kanë ndërmend të ndërtojnë 5 pallate. Metri katror në këtë zonë është 1800-2000 euro. Këta janë makutë.
Së fundi kanë thënë se do t’i ndërpresin punimet për 2 javë, do bëjnë një mbushje dhe do të bëjnë studimin gjeologjik. Pra pasi bënë dëmin, por rikthehen në pikën fillestare. Këto ishin gjëra që duheshin realizuar pa nisur projekti. Këta nuk kanë besë. Mua më duket sikur aty kanë hapur gropën time.
Tefta Adhami: Zotërinjtë që po shikoni nëpër lagje janë inxhinierët e firmës. Po më thoshin që do ta shohim gjendje.
Kanë mbushur xhepin me “llafe të mira”, dhe po vijnë t’I shpërndajnë tek ne banorët. Me llafe të mira nuk rregullohet dëmi. A do të kenë vlerë llafet e të gjithë neve së bashku, nëse do të ndodhë një fatkeqësi?
Top Channel