Në Valbonë hapet sezoni turistik. Valbona gjëmoi nga këngët e vallet e artistëve pas një viti të vështirë nga pandemia.
Sezioni turistik i sivjetshëm pritet të ketë një dyndje të madhe në këtë zonë me të bukurën e vendit. Hapjen e aktivitetit e bëri Kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi. Pastaj këngët e vallet e zbukuruan festën. Në këtë aktivitet merrte pjesë edhe Ministri i Turizmit, Blendi Klosi të cilit Bashkia Tropojë i dha Mirënjohje për ndihmën që ka dhënë për rrethin e Tropojës në fushën e turizmit.
Shumë interesonte ishte panairi i agro – kulturës dhe prodhimeve artizanale dhe gastronomisë. Si asnjë vit tjetër ky panair ishte përgatitur mjaftë mirë nga shoqata Integrimi në bashkëpunim me Bashkinë dhe Zyrën e Bujqësisë.
Valbona tashmë e përgatitur me infrastrukturë të kënaqëshme, ku mund të akomodohen rreth 2000 vete në natë, ku shërbimi e mikëpritja janë shumë të mira është një vend që vizitorët do ndjejnë kënaqësi të udhëtimit.
Valbona ju mirëpret ajo tashmë është gati.
Top Channel