Greqia shtyn sërish masat për Shqipërinë, kufiri nuk hapet deri më 21 qershor

12/06/2021 21:20

Greqia ka vendosur që të shtyjë masat për hapjen e kufirit me Shqipërinë deri më 21 qershor.

Ndërkohë pritet që nga dita e hënë 14 qershor, do të rritet kuota në pikën kufitare të Kakavijës, nga 400 që është tani në 1500 persona. Autoritet greke kanë pranuar kërkesën e ambasadës shqiptare në Athinë lidhur me rritjen e kuotave të kalimit.

Nga pika kufitare e Kapshticës do lejohet kalimi vetëm për punëtorët sezonal, 400 shtetas në ditë.

Nga pika kufitare e Qafë Botës lejohen 250 persona në ditë.

Pritet edhe vendimi për nisjen e procedurave të bashkimit familjar.

Ndryshime pritet të njoftohen edhe për pikat e tjera kufitare, ndërsa autoritet greke thanë se pritet vendimi përfundimtar për hapjen e kufirit për turistët nga Shqipëria  rreth datës 1 ose 7 korrik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA