Arrestohet 47-vjeçari që plagosi një person në Lushnjë, shpallet në kërkim edhe një tjetër (EMRAT)

12/06/2021 09:55

Një 47-vjeçar në Lushnjë ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka plagosur me armë zjarri një person në 13 shtator 2020, në aksin rrugor Kosovë e Vogël-Jeta e Re. Ai akuzohet për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Gjithashtu në kërkim është shpallur edhe Irfan Azizi, pasi akuzohet për “Moskallëzim i krimit”.

Në momentin e arrestimit Adriano Shabanajt i janë gjetur dhe sekuestruar 9 aparate celularë dhe një shumë prej 2000 euro.

“Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 11.06.2021, ka caktuar masat e sigurisë “Arrest me burg“, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, për shtetasin A. Sh. dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” për shtetasin I. A”, njofton ndër të tjera policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA