Gjatë konferencës për media që dha ditën e sotme, Presidenti Meta ka komentuar edhe urdhrin ekzekutiv të presidentit të SHBA Joe Biden, për bllokimin e pronës dhe ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.
I pyetur nëse ka një informacion për emrat të cilat shtynë Biden të marrë këtë vendim, Meta u shpreh se nuk ka asnjë emër.
Kreu i Shtetit ka përshëndetur urdhrin ekzekutiv të Presidentit, duke thënë se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë një prioritet i të gjithëve.
“Nuk kam asnjë emër, mund t’ju them që kemi firmosur dhe kemi bërë publike marrëveshjen e ekstradimit. Mbështesim çdo iniciativë në këtë drejtim kaq pozitiv. Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë një prioritet i të gjithëve”, tha Meta.
Top Channel