Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB/ Rama: Me 175 vota nga 117 të nevojshme
11/06/2021 19:08
Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një lajm të bukur anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB për dy vitet e ardhshme.
Ai shprehet se vendi ynë mori 175 vota nga 117 të nevojshme ndërsa do të jetë anëtare për vitet 2022-2023.
“LAJM I BUKUR Me 175 vota nga 117 të nevojshme, Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për vitet 2022-2023”, shkruan Rama.
Top Channel