Sot, maturantët do të kenë mundësinë që të zhvillojnë provimin e tretë të maturës shtetërore, atë të Matematikës.

Në total në të gjithë vendin janë 208 qendra ku do të bëhet provimi. Njësoj si në dy provimet e para, maturantët do të duhet të zbatojnë rregullat anti-covid. Në një klase do të jenë 10-15 maturantë. Nëse maturanti ditën e provimit do të jetë i infektuar me Covid, nuk do të futet në provim por do të ketë mundësi që ta japë në sezonin e vjeshtës.

Tezat e provimit do të përmbajnë pyetje me alternativa dhe me zhvillim, që do të jenë të orientuara drejt përgjigjeve logjike. Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë).

Maturanti nuk lejohet të ketë telefon me vete dhe nëe konstatohet me një të tillë do të përjashtohet nga provimi. Ditën e provimit duhet të kenë me vete mjetin identifikues. Mbikëqyrja bëhet me përfaqësues të MASR, përgjigjes administrimi.

Më datë 15 qershor, ata do ti nënshtrohen provimit të fundit, atë të lëndës më zgjedhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA