Pak orë para zgjedhjeve në PD Fatbardh Kadilli sulmon “servilët e Bashës”: Bëjnë mirë të heshtin

11/06/2021 18:24

Demokratët zgjedhin këtë të dielë, në 13 qershor kryetarin e ri të partisë.

Përveç kryetarit aktual Lulzim Basha, në garë janë Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

Kandidati Fatbardh Kadilli ishte sot i ftuar në “Top Talk”, ku kritikoi mbështësit e Bashës dhe tha se “demokratët nuk duhet të presin që të jetë i fortë kryetari, duhet të forcojnë vetveten. T’i japin forcë votës së tyre”.

Sot demokratët kanë dy alternativa: alternativën e Bashës që fshihet pas alibisë, masakër elektorale, që i shërben për të ndenjur dhe katër vjet të tjera në zyrën e kryetarit dhe alternativa tjetër që është ringritja e PD-së.
Unë jam për ringritjen e PD-së, nuk merrem me alibitë e tjetërkujt. E dija që po hyja në një garë të pabarabartë. Kam qenë shumë i drejtpërdrejtë, gara është e pabarabartë, por unë do ta çoj deri në fund”.

Sipas tij, ka demokratë, të cilët janë përpjekur të ndikojnë në garë, në mënyrë të padrejtë.
Demokratët kishin një detyrim etik, që të rrinin larg garës dhe jo të bënin presione nëpër shtresën e mesme, të elitës lokale të partisë, për t’i detyruar që të votojnë në favor të bamirësit të tyre”.

Edhe një herë tjetër, Kadilli thekson se PD ka humbur në zgjedhjet e 25 prillit.
Partia Demokratike i humbi zgjedhjet dhe kjo nuk ndryshon? A do kë kishte ndonjë mandat më tepër po të ishte nën presionin e regjimit të Edi Ramës? Mund të kishte 2,3, 5, por përsëri je larg nga fitorja.
Nëse me aleatët, ke ardhur me 52-53 deputetë, atëherë 73 deputetët janë larg. Nëse je alternativë e pushetit, duhet të kapësh 71 vota e sipër. Nëse nuk hyjmë me këtë mentalitet në garë, atëherë jemi parti e mesme, nuk jemi më parti e madhe”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA