Maturantët në Tropojë i nënshtrohen provimit të matematikës, prindëri denoncon në ‘Ti Raporton’: Nuk i kthejnë telefonat fëmijëve…

11/06/2021 14:32

Këtë të premte, maturantë zhvilluan provimin e tretë, atë të matematikës.

Një prind nga Tropoja shkruan në ‘Ti Raporton’, duke ngritur shqetësimin se persona nga institucionet arsimore nuk iu kthejnë telefonat nxënësve.

Sipas tij, fëmijët kanë dorëzuar me dëshirën e tyre telefonat para se të hynin në provim dhe tanimë nuk po ju kthehen më mbrapsht.

Zotëria thotë se një zonjë, e deleguar nga Ministria e Arsimit nuk do që t’ju kthejë telefonat, duke shtuar se fëmijët nuk janë kapur as duke kopjuar në provim.

“Jam një prind nga Tropoja. Fëmijët ishin në provim të matematikës dhe dorëzuan telefonat tek dera me dëshirë. Zonja që është e deleguar nga Ministria Arsimit nuk do ti japë telefonat, nuk e di për çfarë arsye do ti mbajë telefonat. Nuk kanë kapur fëmijët duke kopjuar, telefonat i kanë dorëzuar te dera para se të hyjnë. Kush është kjo zonjë që i përvetëson pasurinë fëmijëve tonë”, shkruan ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA