Kushi, konsultim publik me partnerët ndërkombëtarë për Draft-Strategjinë Kombëtare të Arsimit 2021-2026

11/06/2021 21:57

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi organizoi sot një takim për konsultim publik të Draft-Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021-2026 me partnerët ndërkombëtarë.

Gjatë këtij takimi ajo u shpreh se një nga momentet më kyçe për gjithë strategjinë është konsultimi publik. Ky proces ka nisur prej disa javësh në qytete të ndryshme të vendit, duke përfshirë të gjitha grupet e interesit. Mësues, pedagogë, nxënës dhe studentë, shoqëri civile.

Ishte domosdoshmëri zhvillimi i një takimi edhe me ju, partnerët tanë, të cilët na keni qëndruar gjithnjë pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë”, u shpreh Kushi gjatë takimit.

Ajo nënvizoi se në këtë strategji në radhë të parë është analizuar me kujdes situata aktuale, dhe me rëndësi është identifikimi jo thjesht i arritjeve, por i shqetësimeve që ka sistemi arsimor, në të gjitha hallkat.

Kushi shton se për ta zbatuar këtë strategji nuk mjafton vetëm vullneti dhe energjia, por duhet që të jenë të gjithë bashkë, institucionet dhe shoqëria.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA