Kërcënohet Prokurori i Përmetit, gjendet plumb në dritaren e zyrës së tij

11/06/2021 12:24

Asllan Bajramaj prokuror prej 9 vitesh në Përmet ka kryer një deklarim sot në Drejtorinë e Policisë në Gjirokastër mbi një ngjarje të dokumentuar 2 ditë më parë në godinën e prokurorisë së Përmetit.

Vetë prokurori pohoi për TCH se gjendej në banesë kur është njoftuar nga punonjësit e tij se në pravazin e jashtëm të dritares së zyrës së tij është gjendur një plumb arme. Ai ka kërkuar që të mos preket asgjë në vendngjarje dhe policia këqyri vendngjarjen dhe filloi hetimet.

Bajramaj, drejtues i prokurorisë lokale në deklarimin e tij sot për organet e hetimit nuk ka drejtuar dyshime konkrete ndaj dikujt por ka kërkuar që kjo ngjarje të zbardhet sa më shpejt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA