Policia e Tiranës ka njoftuar se specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin në flagrancë të 19-vjeçarit, i cili ditën e djeshme përplasi një 24-vjeçare. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën Xhanfize Keko.

“Është arrestuar J. B., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Xh. G., 24 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Vajza ishte duke qëndruar në trotuar, në momentin që i riu ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka hipur në trotuar dhe ka përplasur të renë.

Aktualisht vajza ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA