Top Channel/ “Për’puthen on Tour” ndalet sot në Fier, të rinjtë vrapojnë të entuziazmuar pas fugonit

10/06/2021 15:30

“Për’puthen on Tour” është ndaluar ditën e sotme në Fier. Grupi me në krye autoren Olsa Muhametin, moderatoren Bora Zemanin, opinionistin Arjan Konomin dhe pjesën tjetër të ish-përputhsave rinorë janë takuar me shumë të rinj, të cilët kanë pasur mundësi që të bëjnë foto me ta.

Ndërkohë audicionet u zhvilluan në teatrin “Bylis”.  “Përputhen on Tour” shoën veror me audicione të hapura në qytetet më të mëdha në Shqipëri , Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi.

Ditën e nesërme, 11 qershor, ora 18:00 “Për’Puthen on Tour” do të ndalet në Elbasan dhe audicionet do të zhvillohen në Teatrin Skampa.

Top Channel

Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë
Top Channel/ Zbardhet nga dëbora qarku i Elbasanit, disa fshatra pa energji elektrike
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, i mituri përplas makinën e policisë në Vlorë