Tentoi të kaloi kufirin me pasaportë të rreme, arrestohet 45-vjeçari i dënuar më parë për vrasje

10/06/2021 14:29

Një 45-vjeçar është arrestuar sot në pikën kufitare të Kapshticës, pasi u paraqit me një pasaportë të falsifikuar.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale B. Ç., tregoi një pasaportë në emrin e një qytetari tjetër, që dyshohet se është i rremë. Nuk dihet përse 45-vjeçari kërkonte të kalonte me një dokumentacion fallco.

Njoftimi i policisë:
Paraqiti pasaportë të dyshuar si të falsifikuar në kufi, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës.

Nga shërbimet e Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, është arrestuar në flagrancë shtetasi B. Ç., 45 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”).

Ky shtetas është paraqitur në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, me një pasaportë në emrin e një shtetasi tjetër, e dyshuar si e falsifikuar, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA